News That Matters

Kurti: Evropianët caktuan marsin 2023 si afat për marrëveshje, unë kërkova shkurtin – më shpejt, ata e lanë krejt

Kështu tha kryeministri Kurti në konferencë për media: 

“Po shkojnë orët, është e vërtetë, por deri në minutën e fundit nuk mund të flasim se çka do të ndodhë kur të skadojë afati”, ka thënë ai.

“Afatin mars 2023, nuk e kam shkruar unë, e ka shkruar Brukseli”, ka thënë ai.

“Unë kam kërkuar të jetë shkurti. Thash më mirë. Më shpejt më mirë. Ata e lanë krejt”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti, tha kështu në konferencë për media me gazetarë.

“Së pari, kur thash 8 opsione, besova se fola vetëm midis nesh me anëtarët e kabinetit qeveritar, nuk mund të them diçka më shumë për juve sesa për kabinetin qeveritar. Kanë qenë 8 opsionë përgjatë gjashtë muaj.

Në shtator 2021, u patën grumbulluar forcat serbe rreth Kosovës, i patën inspektuar edhe rusët. Që prej atëherë, 6 muaj është negociuar midis ekipeve tona, ku ekspertët kanë ardhë në përfundim se tetë modele janë të mundshme dhe është kërkuar nga palët që ta përzgjedhin modelin e preferuar. Nëse palët nuk e zgjedhin të njëjtin model, do të duhej të vazhdonin negociatat.

Ne kemi preferuar 3 modele, por Serbia i ka konsideruar të gjitha të papranueshme. Konfidencialiteti për bisedime është zotimi ynë ndaj ndërmjetësit.

Nëse ne do t’i bënim publike do të fajësoheshim pastaj. Por po ju informoj se kemi qenë të gatshëm. Serbia ka thënë asnjëri prej tetë opsioneve nuk janë të papranueshme. Janë bërë dy muaj që dështuaj negociatat gjashtë mujore, meqë Serbia refuzoi të gjitha opsionet. Pasi morëm vendimin, shtymë zbatimin, u dakorduam që është shtyrë vendimi.

Tash dham edhe 48 orë, meqenëse brengat e mëdha të ShBA-së, për mundësinë e cenimit të paqes dhe sigurisë, dhe tash 48 orë janë të mjaftueshme. Kemi qenë të gatshëm që fazën e dytë të gjobës ta suspendojmë dhe Serbia të mos lëshojë targa të Millosheviqit”, ka thënë Kurti

div.meta-author { display:none; }