
26/11/2021 14:22
Të hënën të gjitha institucionet publike do të jenë në pushim.
Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, ndonëse kjo festë nuk ndodhet në listën e festave zyrtare në Kosovë.
Klan Kosova ka siguruar letrën që kryeministri Kurti i ka dërguar ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ku i kërkon që në koordinim me Komisionin e Festave të njoftojë nëpunësit e administratës publike që dita e hënë do të jetë ditë pushimi.
“Ju lutem vini re që, nisur nga dispozitat e Ligjit për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, kërkoj nga ju që, në koordinim me Komisionin Republikan të Festave të bëni njoftimin me kohë për nëpunësit e administratës publike që për nder të festës së 28 Nëntorit, dita e hënë, 29 nëntor 2021, do të jetë ditë pushimi”, thuhet në letrën njoftuese që Kurti i ka dërguar Sveçlës.