News That Matters

Kurti e Albulena Haxhiu takojnë mjeko-ligjorët, diskutohet mundësia që ndonjëri prej tyre të dërgohet në Ukrainë

20/04/2022. 21:23
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë takuar sot ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, dhe ata të ngarkuar me çështjet e ADN-së pranë Agjencisë Kosovare për Forenzikë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u diskutua mundësia e angazhimit të ndonjërit nga ekspertët kosovarë të forenzikës në territorin e Ukrainës, si ndihmë e Republikës së Kosovës për shtetin që ka dy muaj që është nën sulmet e ashpra ushtarake të Federatës Ruse.

“Ditëve në vijim do të intensifikohet komunikimi ndërmjet Qeverisë dhe ekspertëve të forenzikës rreth kësa forme të ndihmës për Ukrainën”, thuhet në fund.

div.meta-author { display:none; }