News That Matters

Kurti: Duhet të formohet Komision për rishikim e kufirit me Malin e Zi

22/06/2022. 13:26

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se duhet të formohet Komision i përbashkët për rishikim e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

“Së bashku me Qeverinë e Malit të Zi duhet të formohet Komisioni i përbashkët për rishikimin e marrëveshjes dhe korrigjimin e gabimeve. Duhet pritur formimi i Komisionit nga Mali i Zi, pastaj të koordinohen aktivitetet në terren, ne në fakt jemi të gatshëm”, tha Kurti në foltoren e Kuvendit.

Kurti tha se edhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, ka shprehur gatishmëri për këtë çështje.

“Besoj se edhe qeveria e Malit të Zi do të reflektojë”, tha Kurti.

“Tani duhet të koordinohemi me palën malazeze për aktivitetet e mëtejme, ne do të bisedojmë me ta dhe në momentin e duhur do të veprojmë. Jemi të gatshëm dhe në pritje”.

div.meta-author { display:none; }