News That Matters

Kurti: Ballkani nuk është imun ndaj agresionit rus

02/03/2022 10:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, Skynews, ka kritikuar Serbinë që mbeti i vetmi shtet në Evropë, pos Bjellorusisë, që nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Ballkani s’është imun nga efektet e situatës në Ukrainë sepse në Ballkan kemi shtet që s’i ka vënë sanksion Rusisë, që s’iu bashkua BE-së për të dënuar pushtimin rus, dhe kjo është Serbia, fqinji jonë”, tha Kurti teksa shtoi se Serbia vazhdon të refuzojë njohjen e Kosovës, ndërsa në anën tjetër ruan lidhjet e fuqishme me Rusinë.

“Kjo ka shumë lidhje me Rusinë, si kulturore dhe historike në një anë dhe ekonomike e ushtarake”.

Ai ka thënë se Serbia një pjesë të madhe të armatimit të vet e ka nga donacionet e Rusisë, teksa shumica e kompanive të mëdha ruse kanë degët e tyre në Serbi.

“Prandaj populli i Kosovës është i shqetësuar se presidenti despotik Vladimir Putin do të përpiqet të bartë luftën edhe në Ballkanin Perëndimor për ta kthyer në fushëbetejë me demokracitë perëndimore”, ka thënë Kurti.

div.meta-author { display:none; }