News That Matters

“Kur ti telefonoje”

Poezi nga Ismail Kadare

Telefonin nga gjumi i rëndë e i zi ti e zgjove
Me zërin e dashur, që dridhej ngrohtësisht
Ishte dimer.
Une isha i fundosur
Në kolltukun e palevizshëm pranë vetmisë.

U afrova tek xhamat
Jashtë binte shi
Vështrova me mirënjohje telat e gjatë telefonike
Ata vinin nga larg, pa u ndalur gjëkund drejt e nga ti,
Nga aroma e flokëve tu, nga vija besnike e buzëve,
Pa u ndalur e pa u pleksur me ylberët joshës rrugës.

Ti qaje?
Jo. Pik shiu të ngrohte nga telat binin.

div.meta-author { display:none; }