News That Matters

“Kur mblidhen krejt, pagat në Kosovë s’e mbulojnë as gjysmën e muajit”

10/02/2022 18:34
Kryetari i Këshillit Drejtues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Ali Gashi, tha se rritja e çmimit të energjisë eletrike po bëhet në kohën më të papërshtatshme.

Gashi tha se me rritjen e çmimit të produkteve tjera esenciale pagat që janë në Kosovë nuk e mbulon as gjysmën e muajit.

“Ne e bashkëndjejmë dhe konsiderojmë që kjo rritje e çmimit bëhet në kohën më të papërshtatshme për qytetarin. Krahas kësaj rritje kemi edhe rritje enorme të çmimeve. E kemi rritjen e çmimeve të derivateve, e kemi rritjen e çmimeve esenciale. Po u fute tani në markete e sheh që janë të tmerrshme çmimet e produkteve esenciale, mos të flasim të produkte të tjera”, tha ai në Klan.

“Prandaj kur mblidhen krejt këto i bie që paga që është në Kosovë duke i futur edhe shërbimet e tjera të mos mund të mbulojë as gjysmën e muajit”, shtoi Gashi.

div.meta-author { display:none; }