News That Matters

Kur hiqen vizat? Kancelari gjerman flet për afatet e mundshme për liberalizimin

04/05/2022 16:35
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka folur për afatet e mundshme për heqjen e vizave për Kosovën.

Ai ka thënë se nuk mund të jap afate për heqjen e vizave, por që Gjermania sipas tij është e interesuar që kjo të ndodhë sa më shpejt.

Afatet sipas tij s’mund të jepen shkaku që heqja apo jo e vizave është në kompetencë të organeve tjera.

“Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejtë. Ne e dijmë që kemi një regjim shumë të hapur për migrimin e punës në Gjermani, dhe jemi të bindur që kjo do të funksionoj mirë. Ne nuk e themi për periudha kohore sepse kjo varet nga organe tjera, mirëpo jemi të fokusuar që kjo të ndodhë shpejtë”, ka thënë Scholz.

div.meta-author { display:none; }