
22/11/2021 22:50
*Nga Çerkin Ibishi
Shoqata e artistëve “Rexhai Iseni”-Xhai , Likovë , Kumanovë, organizoi ekspozitë” 22 NËNTOR Dita e Alfabetit”.
Ekspozita që u hap në Art Galerinë e Kumanovës zgjoi interesim të jashtëzakonshëm me laryshi punimesh artistike në pikëturë, skulpturë, grafikë të autorëve nga Maqedonia , Shqipëria, Kosova dhe Kosova lindore.
Në përgjithësi pati cilësi në krijimtari artistike me tema të ngërthyera përmbajtjesh bashkëkohore dhe të traditës.
Nga Mitovica morën pjesë Skender Idrizi me punime në pikëturë dhe Sabri Behrami skulpturë.
Juria profesionale vendin e parë ia ndau Sabri Behramit për veprën e tij “Balerina”në skulpturë, pikëturë Dea Salihu nga Kumanova, grafikë Burhan Ahmetit Gostivari , fotografia Vigan Demirit nga Gostivari.