News That Matters

Kuka fiton medaljen e bronztë në Portugali

Loriana Kuka fitoi medaljen e bronztë në Grand Prixin e Almadas së Portugalisë dhe 350 pikë olimpike Paris 2024.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj jugkoreanes, Jeongyn Lee.

Trajneri Driton Kuka ka komentuar suksesin. 

“Xhudo e nisi mbarë këtë vit me medalje dhe shpresojmë kështu të vazhdoj tutje”, ka thënë ai. 

Paraprakisht, xhudistja kosovare ka mposhtur Zanet Michalidoun e Qipros, dhe Vanessa Chalan e Ekuadorit, teksa është mposhtur në çerekfinale nga ukrainasja, Yelyzaveta Lytvynenko. Para ndeshjes ku ka fituar medaljen Kuka ka mposhtur sllovenen, Patricija Brolih.

Kuka humb por mbetet në lojë për të bronztën

Ukrainasja Yelyzaveta Lytvynenko ia ka prerë rrugën xhudistes kosovare, Loriana Kuka. Në gjysmëfinale të Grand Prixit, që po mbahet në Portugali, kosovarja është mposhtur.

Kësisoji do të luftojë vetëm për medaljen e bronztë. Në atë sfidë Kuka ku do të përballet me sllovenen Patricija Brolih.

Pejania, e cila garon në kategorinë deri 78 kilogramë, kishte fituar dy takime: ndaj xhudistes nga Qipro, Zanet Michaelidou dhe asaj nga Ekuadori, Vanessa Chala. 

Kuka fiton dy përballjet e para në Portugali

Loriana Kuka ka arritur të depërtojë në raundin e tretë të garave në Almada të Portugalisë. Ballafaqimin e tretë ajo pritet ta ketë me ukrainasen Yelyzaveta Lytvynenko.

Xhudistja kosovare ka fituar dy meçet e para në Grand Prix të Portugalisë. 

Në përballjen e dytë xhudistja kosovare ka mposhtur xhudisten nga Ekuadori, Vanessa Chala. 

Paraprakisht ajo ka fituar nga qipirotja, Zanet Michaelidou. 

Xhudistja kosovare bën pjesë në kategorinë deri në 78 kilogramë. 

div.meta-author { display:none; }