
16/12/2021 21:18
*Nga Refki Reshitaj
Më falni ju lutem,
ju o miq te mi.
Që shpesh po iu lodh kokën,
me ndonjë poezi.
Ju shkruaj për jetën,
me të mira e të këqia.
Për gëzimet që kisha,
por dhe brengat e mia.
Më dhimbset Atdheu,
si është katandisur ?!
Sikur jem bë gati,
të gjithë për t’a braktisur !
Për t’ moshuarit më së vështiri,
që kanë moshë për pension.
Shteti ynë i shumëpritur,
punën e bërë nuk ua pranon !
Jo, nuk pranohet puna,
që është bë e po bëhet në liri.
Për pensione pranohet,
vetëm ajo që është bë nën Serbi ?!
Shumë nevrikos kjo e vërtetë,
këtë rregull, vallë kush e qiti ?
,,Staži” pranohet vetëm për kohën,
kur këtu sundoi Milosheviqi.
As shkolla e kryer,
nuk pranohet dot.
Pas vitit ‘ 90-të,
e deri më sot ?!
S’ ka rēndësi ku diplomove,
n’ Kolegj apo n’ Universitet.
Edhepse këto institucione,
I licencon MASHT-i vetë !
E njoh një koleg timin,
itelektual dhe goxha burrë.
Sot merr pension
sa dikush që nuk punoi kurrë
Punoi 45 vjetë,
por, i shkuan kot ?!
Nuk i bëjnë punë fare,
që të merr pension të plotë.
As shkollimi nuk iu pranua,
ndonēse i diplomuar n’ fakultet.
I munguan vetëm dy muaj,
që t’a përmbushte të famëshmin ,,15 vjetë ”
Edhe më keq e pësuan,
të tij disa shokë.
Pa e shijuar pensionin,
i mbulojë kjo tokë !
Është koha e fundit,
kësaj t’ i bëhet një çajre.
Mjaftë qe 20 vite,
Me këta njerëz u bë hajgare ?!
Kaluan dy decenie,
me premtime të kota.
Kjo kategori qytetarësh,
kujtohet vetëm kur lypet vota ?!
Mos harroni se vjen një kohë
kur të gjithë do bëhemi pleqë.
Por, do të jetë shumë vonë,
këtë padrejtësi për t’a ndreq.
Sepse vitet po ikin,
disa po shkojnë në amshim.
Kujdes, kujdes për të moshuarit,
Kosovë, o vendi im..!