
22/03/2022 15:25
Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi ka pritur sot në takim Myftiun e Kosovës Naim Tërnava.
Kështu ka bërë të ditur i pari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi përmes një postimi në FacebookZ
Ai ka falenderuar Myftiun për kontributin e BIK-ut, dhe janë dakorduar që ta vazhdojnë bashkëpunimin.
Postimi i plotë:
Kënaqësi e veçantë të pres në takim Myftiun e Kosovës, z. Naim Tërnava me bashkëpunëtorë.
E falënderova Myftiu Ternava për vizitën dhe për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës ka dhënë në vazhdimësi në të mirë të qytetarëve.
Me Myftiun u dakorduam për të vazhduar bashkëpunimin në mes të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Vushtrrisë.