
01/02/2022
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vizituar sot shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit “, ku është pritur nga z. Halil Kastrati dhe bashkëpunëtori i tij, z. Berat Kabashi.
“Humanistin Kastrati e përgëzova për punën dhe angazhimin që bënë pa ndalur, si për banorët që ishin aty edhe për çdo familje në nevojë. Gjithashtu e falenderova për ndërtimin e shumë shtëpive për nevojtarët dhe për gatishmërinë e treguar për bashkëpunimet e radhës në komunën tonë”, ka deklaruar Kryetari Idrizi.