News That Matters

Kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Prof.dr. Gani Bajraktari me një telegram ngushëllimi për kolegun Dr. Reshat Emra

Kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës, Prof.dr. Gani Bajraktari, në llogarinë e tin në facebook ka shpërndarë një telegram ngushëllimi për kolegun Dr. Reshat Emra.

Ai shkruan:
“SHOQATA E KARDIOLOGËVE TË KOSOVËS

TELEGRAM NGUSHËLLIMI – për Dr. Reshat EMRA

E nderuara familje Emra,
Të dashur kolegë të dr Reshatit, punonjës të Spitalt Rajonal në Pejë, miq e dashamirës,
Të dashur pacientë të dr. Reshatit,

Lajmi për vdekjën e hershme dhe të papritur të kolegut e mikut tonë të shtrenjtë, dr. Reshatit, na ka tronditur e mërzitur shumë. Akoma nuk po arrijmë të besojmë se Reshati nuk do të jetë më fizikisht në mesin tonë. Ne jemi mësuar që për shume vite e dekada, karshi punës së tij të përkushtuar profesionale, të jetojmë edhe me miqësinë, humanizmin, ciltërsinë, humorin, buzëqshjen dhe përqfimet e tij. Ai kishte shumë familje; familjen e tij të gjakut në Pejë, familjen e madhe të Spitalit të Pejës, por kisehte edhe nje familje në Prishtinë – Shoqatën e Kardiologëve të Kosovës, e cila pa dr reshatin pa asnjë dyshim nuk do të jetë si më parë. Ai ishte i dashur, miqësor e kolegial për të gjithë ne. Ishte i kujdesshëm në komunikim me pacientin e kolegun, duke lënë të pashlyera vetëm kujtime të mira tek të gjithë kolegët pa përjashtim.

Sot ne jemi të mërzitur si rrallë ndonjëherë, me zemra të thyera, me dhimbje e lotë në sy. Nuk po arrijmë të besojmë se nuk do ta kemi fytyrën e buzëqeshur, barcoletat e lezetshme, sharmin dhe rrezatimin pozitiv të dr Reshatit në takimet tona profesionale e në ndejat festive. Por, ne sot gjithashtu jemi krenar që patëm një anetar të komunitetit, të pashlyer në kujteson tonë, sic ishte dr Reshati.

I dashur Reshat, ti ndërrove jetë i veshur në bluzë të bardhë, ashtu siç e kishe shpirtin e bardhë. Ti ishe i lindur për të qenë shpirtëbardhë, prandaj dhe vdekja të mori te veshur më atë bluzë që aq shumë e deshe. Ti ishe aq i mishëruar në ndihmë të të sëmurëve saqë harrove vetën, dhe vdekjen e gjete në detyrë, duke u kujdesur për të tjerët. Vdekja të gjeti të qetë, pa dhimbje e pa ofshama, ashtu sic ishe i urtë krejt jetën tënde.

I dashur Reshat, ne kolegët ë miqtë tu të shumtë, sot jemi shumë të mërzitur, zemërthyer, e të tradhëtuar nga lotët që s’pushojnë, por ta dijsh që ne jemi shumë krenarë me ty. Ne të duam shumë dhe të premtojmë se kurrë nuk do të të harrojmë, e çdoherë do të të kujtojmë. Do të jetojmë me kujtimet më të mira për ty.
Pusho i qetë i dashur Reshat, pusho në Pejën e bukur që aq shumë e deshe!
Lavdi për jetë e mot Ty dhe punës tënde fisnike!
Lamtumirë shoku ynë!

E nderuara familje Emra,
Të dashur kolegë të dr Reshatit, punonjës të Spitalt Rajonal në Pejë, miq e dashamirës,
Të dashur pacientë të dr. Reshatit,

Pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e parakohshme të më të dashurit tuaj, dr Reshat Emra! Shpirti i tij i bardhë u prehtë në paqe!

Në emër të kardiologëve te Kosovës,

Kryetari i Shoqatës së Kardiologëve të Kosovës,
Prof.dr. Gani Bajraktari”

div.meta-author { display:none; }