News That Matters

Kryetari i Mitrovicës priti në takim zv. ministrin e MASHTI-it Dukagjin Popovci

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Bedri Hamza, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, kanë pritur në takim zëvendësministrin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Popovci.

Në këtë takim është diskutuar për rritjen e investimeve kapitale në shkolla, ndryshimet metodologjike, dhe vështirësitë e sfidat me të cilat ballafaqohet sektori i arsimit.

Palët gjatë këtij takimi kanë shprehur dëshirën për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në realizimin e projekteve për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në komunën e Mitrovicës.

div.meta-author { display:none; }