News That Matters

Kryetari I Mitrovicës ka pritur në takim përfaqësues të projektit DEMOS

21/07/2022. 14:07
Kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza sot ka pritur në takim përfaqësues të projektit Demos. Kryetari Hamza ka falënderuar projektin Demos për mbështetjen qe po u jep komunave. Këtë e ka bër të ditur komuna e Mitrovicës përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

Kryetari i komunës, Bedri Hamza, më bashkëpunëtorë ka pritur në takim përfaqësueset nga DEMOS, Celestine Krosschell dhe Majlinda Jupolli, përfaqësueset nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, nga Unioni Evropian dhe Ambasada e Suedisë.

Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i përfaqësuesve të komunës lidhur me projektin DEMOS III dhe grantin e performancës komunale, konkretisht treguesit e grantit për një performancë sa më të mirë komunale.

Kryetari Bedri Hamza fillimisht ka falënderuar projektin DEMOS për mbështetjen që po u jep Komunave, duke i njoftuar më tutje përkitazi me sfidat dhe përpjekjet e pushtetit lokal në realizimin e projekteve të cilat do të krijojnë kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e Mitrovicës, ku arsimi, shëndetësia, kultura, rina, sporti dhe ambienti mbeten prioritetet kryesore të qeverisjes lokale.

Nga kryetari Hamza janë përmendur edhe projekti i rregullimit të rrugës “Mbretëresha Teutë”, ndërtimi i shkollës së muzikës dhe ndërtimi i Urës së Ibrit, projekte këto të një rëndësie të madhe, të cilat do të lehtësojnë dhe përmirësojnë mirëqenien e qytetarëve.

Në fund të këtij takimi të dy palët janë dakorduar për thellim të bashkëpunimit në mënyrë që Komuna e Mitrovicës të shquhet për performanc të lartë komunale, transparencë ndaj qytetarëve dhe qeverisje demokratike.

div.meta-author { display:none; }