
28/07/2022. 20:07
Para disa ditësh është bër publikimi i rezultateve preliminare të studenteve të rinj në fakultete të ndryshme. Në fakultetin e mjeksisë nga komuna e Mitrovicës jan pranur 83 studentë ku për këta 83 studëntë organizata rinore “Rinas”, ka mbajtur një ceremoni ku ka ndarë certifikata për studentët e rinj. Në këtë ceremoni ka marr pjese edhe kryetari i komunës Bedri Hamza ku ai është shprehur
jashtëzakonisht i lumtur me përkushtimin dhe punën e organizatës ”Rinas”, me theks të veçantë me rezultatet e treguara nga të rinjtë tanë.Këtë e ka bër të ditur komuna e Mitrovicës në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Organizata rinore “Rinas”, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së certifikatave për 83 studentët e pranuar në Fakultetin e Mjekësisë.
Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe kryetari komunës, Bedri Hamza, nënkryetari, Arian Tahiri, kryesuesja e kuvendit, Vesa Broja, dhe përfaqësues të tjerë komunal.
Me një fjalë rasti, studentëve të ardhshëm të Fakultetit të Mjekësisë, iu është drejtuar i pari i komunës, Bedri Hamza, i cili është shprehur jashtëzakonisht i lumtur me përkushtimin dhe punën e organizatës ”Rinas”, me theks të veçantë me rezultatet e treguara nga të rinjtë tanë.
“Suksesit tuaj i gëzohemi të gjithë, sepse ju fillimisht keni bërë krenar familjet tuaja, qytetin dhe mua si kryetar komune. Uroj që me potencialin dhe aftësitë tuaja të bëheni profesionistë të vërtetë shëndetësor “, tha kryetari Hamza.
Ndërsa, përfaqësuesi i organizatës “Rinas”, Gzim Abrashi, ka thënë se Rina e aspiratave është organizatë që me punë dhe përkushtim e jetësoi emrin e saj, sepse sot jemi një familje e madhe, ku 83 vajza dhe djem super të suksesshëm që këtë vit do të bëhen pjesë e Fakultetit të Mjekësisë.
Po ashtu, z. Abrashi ka falënderuar Komunën e Mitrovicës dhe bashkëpunëtorët e tjerë për mbështetjen e dhënë në rrugëtimin e tyre.
Në fund, 83 studentëve të ardhshëm të Fakultetit të Mjekësisë iu ndanë edhe certifikata për suksesin e treguar.