News That Matters

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, uron besimtarët musliman për muajin e shenjtë të Ramazanit

01/04/2022. 15:02

I pari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Mitrovicës,

Të nderuar besimtarë të besimit Islam,

Nesër është dita e parë e muajit të bekuar të Ramazanit, andaj me rastin e fillimit të këtij muaji të madhërishëm, dëshiroj t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, harmoni, qetësi shpirtërore dhe begati në familjet tuaja.

Uroj që në këtë muaj të shenjtë, si muaj i mirëkuptimit, afrimit dhe solidaritetit, tek qytetarët e komunës sonë të mbizotërojë paqja dhe harmonia, e qyteti i Mitrovicës të jetë shembull i bashkëjetesës.

Andaj, me respektin më të madh, në emër të Komunës së Mitrovicës dhe në emrin tim personal, ju uroj këtë muaj të agjërimit të gjithë besimtarëve Islam.

div.meta-author { display:none; }