
14/04/2022. 20:37
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur në takim Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Kryetari Hamza, fillimisht i ka dëshiruar mirëseardhje presidentes Osmani në Mitrovicë, në shtëpinë dhe vendlindjen e saj, aty ku ka të përfunduar një pjesë të shkollimit dhe mban plotë kujtime nga fëmijëria e saj.
Gjatë këtij takimi kryetari Hamza njoftoj presidenten Osmani lidhur me gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, me sfidat dhe përpjekjet e pushteti lokal në realizimin e projekteve të cilat do të krijojnë kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët e Mitrovicës duke theksuar se arsimi, shëndetësia, kultura, rina, sporti dhe ambienti mbeten prioritete kryesore të qeverisjes lokale.
Po ashtu kryetari Hamza ka kërkuar nga presidentja Osmani, që të bëjë përpjekje në rritje të investimeve të huaja dhe mbështetje me të madhe për Mitrovicën nga niveli qendror në realizimin e projekteve të cilat do të krijonin vende të reja të punës.
Ndërsa, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila pasi ka falënderuar kryetarin Hamza për mikpritjen, ka thënë se është kënaqësi që sot ndodhet në vendlindje, ku së bashku me kryetarin Hamza biseduam për prioritet e tij lidhur me qytetarët e Mitrovicës, me ç’ rast ka përgëzuar kryetari Hamza për prioritetet e tij në mandatin qeverisës, duke potencuar se investimi në arsim e shëndetësi nënkupton investim në kapitalin njerëzor.
Më tutje, presidentja Osmani, ka thënë se është e vetëdijshme që kjo komunë përballët me sfida të shumta por vetëm të bashkuar mund të tejkalohen ato dhe brenda kompetencave institucionale do të sigurojë mbështetje për Mitrovicën pasi që ky qytet ofron potencial të mjaftueshëm për investime në sektorin e energjisë dhe turizmit.
Pas takimi, kryetari Hamza dhe presidentja Osmani kanë vendos lule të freskëta dhe kanë bërë homazhe tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve, në 23 vjetorin e vrasjes dhe masakrës së 20 civilëve të pafajshëm shqiptarë nga forcat kriminele serbe, për të vazhduar më tutje me vizita në shkollën fillore “Ismail Qemajli”, Qendrën për Mbrojtjen e Gruas dhe Fëmijës “Raba Voca”, OJQ “Përparimi Rinor i Ashkalive të Mitrovicës”, tek “Agro Serra” dhe në teatrin e qytetit “Muharrem Qena”, ku së bashku me të rinjtë dhe të rejat diskutuan për jetën kulturore, artistike dhe rininë e qytetit të Mitrovicës.