News That Matters

Kryetari Hamza me bashkëpunëtorët nderojnë dëshmorët e kombit


28 Nëntori shënon një ditë të veçantë, ku me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë u kurorëzua përpjekja e sakrifica shqiptare për liri dhe mëvetësi, shkruan Mitrovica SOT.

Në nder të kësaj dite, kryetari i komunës, Bedri Hamza, me nënkryetarin Tahiri dhe bashkëpunëtorë të tjerë dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nderuan dëshmorët, të cilët sakrifikuan gjënë më të shrenjtë – jetën – për kombin.

Fillimisht ata vizituan për homazhe te varri i heroit Isa Boletini, për të vazhduar me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës e pastaj edhe në varret e dëshmorëve në Prekaz.

Postimi nga komuna:

Kryetari Hamza nderon heronjtë dhe dëshmorët e kombit për festën e 28 Nëntorit

Për nder të 28 Nëntorit, ditës së Flamurit, Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe daljes së parë publike të UÇK-së, kryetari i Komunës së Mitrovicës, z. Bedri Hamza, nënkryetari z. Arian Tahiri, drejtorët komunal, asamblistë dhe përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kanë bërë homazhe tek ata që ia sollën lirinë Kosovës, dëshmorët e kombit.

Fillimisht përfaqësuesit e komunës kanë vizituar fshatin Boletin për të bërë homazhe tek varri i heroit kombëtar, Isa Boletini, duke vazhduar tutje me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës, ku të gjithë bashkarisht vendosën buqeta me lule, me ç’ rast janë takuar edhe me familjarë të dëshmorëve, të cilëve ua kanë uruar festën e madhe mbarëkombëtare.

Në fund, delegacioni i komunës së Mitrovicës, bëri homazhe dhe vendosi buqetë me lule edhe në varrezat e dëshmorëve në Prekaz, duke shprehur respektin më të thellë për dëshmorët dhe për Festën e Flamurit, e cila i bashkon shqiptarët kudo që janë.

div.meta-author { display:none; }