News That Matters

Kryetari Hamza ka pritur sot në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

03/02/2022 18:46
Kryetari i Komunës, Bedri Hamza, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim përfaqësuesit nga programi i Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian-ROMACTED, Tankut Soykan dhe bashkëpunëtoret e tij Besim Shkololli dhe Sakibe Jashari.

Në këtë takim me tepër informues u diskutua për mundësin e bashkëpunimit mes komunës së Mitrovicës dhe ROMACTED duke përfshirë realizimin e projekteve të cilat kanë për qëllim gjithëpërfshirjen dhe fuqizimin e komunitetit romë në Mitrovicë.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se në muajt në vijim do të nënshkruhet edhe një memorandum i bashkëpunimit në realizimin e fazës së dytë të projektit i cili promovon qeverisjen e mirë dhe synon fuqizimin e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptas.

Me këtë rast, kryetari Hamza falënderoj përfaqësuesit nga ROMACTED për bashkëpunimin e vazhdueshëm duke u shprehur se një bashkëpunim i tillë do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

div.meta-author { display:none; }