
10/01/2022 22:34
Kryetari Bedri Hamza, i shoqëruar nga nënkryetari, Arian Tahiri dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahtir Maxhuni, kanë vizituar rajonin e Shalës së Bajgorës, për të inspektuar gjendjen e rrugëve pas reshjeve të borës, shkruan “Radio-Ylberi”
Komuna ka njoftuar se operatorët e kontraktuar kanë dalur në terren dhe po e kryejnë punën e tyre për largimin e borës dhe vendosjen e krypës që nga orët e hershme të mëngjesit, duke mundësuar kështu lëvizje të lirë të qytetarëve.