
Gjatë ditës së sotme kryetari i komunës z. Bedri Hamza, së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, ka takuar përfaqësues të projektit “Kosova, Sistemet e Ngrohjes Qendrore: Studimi i Fizibilitetit, VNMS” në krye me Driton Hyseni, Avni Sfishta dhe Fahrush Azemi, i financuar nga Banka Evropiane për Investime përmes Kornizës se Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF).
Në këtë takim u diskutua në lidhje me procesin e studimit të fizibilitetit deri më tani, opsionet e vendosjes së lokacionit dhe kapacitetet e nevojshe dhe shtrirja e rrjetit.
Kryetari Hamza, potencoi se është prioritet që gjatë këtij mandati të përfundohet studimi i fizibilitetit dhe fillimi i një projekti shumë madhor në zhvillim të qytetit dhe të mirë të qytetarëve, duke u dakorduar që të intensifikohen veprimet në këtë drejtim në mënyrë që deri në mesin e vitit 2023 të kemi studimin e fizibilitetit gati.