News That Matters

Kryetarët e Komunave takohen sot me ministrin Vitia, diskutohet për masat anti-Covid

23/09/2021 12:40
Kryetarët e Komunave të Kosovës do të takohen sot me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Në këtë takim do të diskutohet për masat e reja antiCovid.
drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sezan Ibrahimi ka thënë se Vitia sot do të takohet me kryetarët e Komunave.

“Në orën 14 do të takohemi me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia. Në takim do të jenë edhe kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë të shëndetësisë’, tha Ibrahimi.

Ndryshe, Arben Vitia dje gjatë raportimit në Komision Parlamentar për Shëndetësi ka thënë se Institutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka rekomanduar që shkollat mos të hapen as pas 26 shtatorit e një vendim të tillë e ka kundërshtuar SBASHK-u.

div.meta-author { display:none; }