
23/05/2022. 13:04
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mbajë seancën e radhës të enjten.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në një konferencë për media ka theksuar se ata kanë diskutuar për një mori pikash.
“Kryesia ka diskutuar që në seancën e radhës në Kuvend të diskutohet për Projektligjin për Jurispodencën, Ligji për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës”.
“Po ashtu është diskutuar edhe për reformën zgjedhore, kryesia ka biseduar që kjo deri në një afat të materializohet”,ka thënë Muja.