News That Matters

Kryesia e Kuvendit: Të hënën Kuvendi mblidhet në seancë plenare

29/09/2021 13:21
Të hënën, më 4 tetor 2021, në orën 10:00, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet në seancën plenare të radhës.

Kështu vendosi Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga kryekuvenari Glakuk Konjufca, me prezencë të përfaqësuesve të grupeve parlamentare.

Fillimisht do të votohet për Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020, pikë kjo e papërfunduar në seancën e 12 gushtit, për të filluar më pas me seancën e re.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes së bashkëfinancimit për Projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale faza (dalëse) VI’, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, si dhe atë për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – Financim shtesë”, në mes të Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

div.meta-author { display:none; }