
18/01/2022 23:21
Kryeredaktori i “Radio-Ylberi” dhe veprimtari nga Mitrovica, Ylber Durmishi, ka bërë të ditur se përmes telefonit ka biseduar me ish kryetarin e OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati dhe me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, shkruan “Radio-Ylberi”
Durmishi, Thaçin e cilësoi si Ismail Qemali i dytë, teksa u shpreh i lumtur për bisedën me të.
“Sonte mora një nga telefonatat më të mira të jetës time, përmes telefonit bisedova me Presidentin e Kosovës Hashim Thaqi ishte kënaqësi dhe nder i madh të dëgjoja zërin e Ismail Qemalit të dytë të shqiptarisë, gjithashtu e falëndëroj Kryetarin e Veteranëve Hysni Gucatin i cili ma dha këtë mundësi të bisedoja me Presidentin, këta janë heronjë të gjallë dhe vetë historia e Kosovës”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e tij në Facebook.
Postimi i plotë: