
16/06/2022. 14:11
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur interesim që t’i pret në takim veteranët e UÇK-së që po protestojnë sot para kuvendit.
Ai ka thënë se nesër do t’i pres në takim veteranët bashkë me ministrin e financave.
“Ajo që propozoj sot është të anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës dhe po pres në takim bashkë me Hekuran Muratin, udhëheqësit e organiztës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”.
Kurti tutje tha se përfaqëues i protestës nuk është një deputet i opozitës, duke iu drejtuar Abelard Tahirit, i cili foli në emër të veteranëve.
“Ata janë përfaqësues të protestës jo një deputet i opozitës. Nga Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës pastaj foli në emër të tyre”.