News That Matters

Kryeministri priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë

22/09/2021 16:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot priti në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikollën.

Nga ky takim mediet lejohen të marrin pamje vetëm në oborrin e ndërtesës së qeverisë.

Lindita Nikolla u zgjodh kryetare e Kuvendit të Shqipërisë më 10 shtator. Kjo është vizita e parë zyrtare e saj në Kosovë, pas marrjes së detyrës.

Në mëngjes ajo u takua edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën

div.meta-author { display:none; }