News That Matters

Kryeministri Kurti vuri kurora lulesh para varrit të profesorit Ejup Statovci

01/10/2021 10:22

Në 24- vjetorin e protestave studentore dhe në nderim të veprës së profesorit Ejup Statovci, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vënë sot kurora të freskëta lulesh dhe ka bërë homazhe para varrit të tij,trasmeton “Radio-Ylberi”

Në kujtim të protestës studentore paqësore të 1 tetorit 1997, Kurti së bashku me familjarët e profesorit si dhe pjesëmarrësit e tjerë të kësaj proteste, nderuan ish rektorin e Universitetit të Prishtinës, drejtues i universitetit të vetorganizuar shqiptar dhe intelektual që priu në protestat e 1997-ës.

“Duke evokuar kujtime të viteve e ’90-ta, të rezistencës aktive dhe përpjekjes për liri, u vlerësua akademiku i rezistencës dhe juristi i qëndresës, që ishte në ballë të universitetit më 1991, kur duhej rifilluar ai si i pavarur prej pushtuesit serb, pas dëbimit nga objektet zyrtare të Universitetit të Prishtinës”, thuhet mes tjerash në komunikatën për shtyp nga zyra e kryeministrit.

div.meta-author { display:none; }