News That Matters

Kryeministri Kurti thotë se Kosova shënoi përparim në luftën kundër krimit e korrupsionit

21\04\2022 21:14

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit që pati me senatorët amerikanë, në adresim të përbashkët për media, u shpreh se Kosova është rrëfim i suksesit të rezistencës së popullit dhe luftës çlirimtare kundër Serbisë.

Tutje ai ka përmendur edhe renditjen e Kosovës sa i përket përparimit në luftimin e krimit dhe korrupsionit, përcjell klankosova.tv.

”Kosova është një rrëfim i suksesit, i rezistencës së popullit të saj dhe luftës çlirimtare bashkë me NATO-n, BE-në e SHBA-në. Sot Kosova është krenare me të arriturat e saj”.

”Kosova ka shënuar përparim në luftimin e krimit dhe korrupsionit, për shkak se jemi rritur në 17 vende”.

”Nuk kemi harruar ta theksojmë rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit nëpërmjet Republikës së Kosovës dhe ShBA-së”.

”Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar që kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që të gjitha shtetet demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës në Ukrainë”.

”Në këtë kontekst, Kosova ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në e në anën tjetër kemi autokracitë që mund të jenë të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën”.

div.meta-author { display:none; }