
10/11/2021 11:01
Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë duke paraqitur projektligjin për bujqësi dhe zhvillim rural, i cili u miratua me të gjitha votat e anëtarëve të Qeverisë.
Ai tha se Kosova do t’i shlyejë obligimet prej 40 milionë eurosh ndaj fermerëve dhe se në buxhetin e ri për vitin 2022 do të realizohet “përkrahja më e madhe ndonjëherë me 70 milionë euro”, përcjell Klankosova.tv.
Tutje kryeministri tha se në total do të investohen 100 milionë euro në bujqësi.
”Kosova vitin e ri e fillon me strategji shtatëvjeçare për bujqësi e zhvillim rural, si dhe me strategji dhjetëvjeçare për pylltari”.
Mes tjerash ai u shpreh se askush përpos atyre që vërtet merren me aktivitete bujqësore s’do të mund të përfitojnë nga ky buxhet.
”Dua t’i siguroj bujqit se e gjithë kjo përkrahje do të përfundojë vetëm tek ata që me të vërtetë merren me aktivitete bujqësore”