News That Matters

Krerët e shtetit bën homazhe te varret e familjes Jashari në Prekaz

17/02/2022

Prekazi, sot është destinacioni kryesor i shqiptarëve, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari.

Për nder të 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca bënë homazhe dhe vendosën kurorë me lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Paraprakisht, krerët e shtetit e nisen ditën e sotme të festës së pavarësisë me ngritjen e flamurin tonë shtetëror në oborrin e objektit të Qeverisë së Kosovës.

div.meta-author { display:none; }