
07/11/2021 11:43
Qëllimi kryesor është që ti realizojmë ëndrrat tona, dhe te ecim përpara, e Dhurim Shemsedini, nga qyteti i Gjilanit si fëmijë cdo herë si synim ka pasur që të jetë pjesë e FSK-së.

Ai arriti që të bëhëj pjesë e FSK-së dhe gjithashtu t’a plotësonte edhe dëshirën e prindërve të tij, shkruan “Radio-Ylberi”
Shemsedini tani është togeri i Ushtrisë së Kosovës, ai është dekoruar me medalje dhe është pritur nga presidentja Osmani pas kthimit nga misioni i parë ushtarak i Forcave të Sigurisë së Kosovës

Ai bashkë me oficerë ushtarakë të tjerë të Kosovës ishin pjesë e misionit paqeruajtës në Kuvajt, duke qëndruar në këtë mision prej muajit maj deri në tetor të këtij viti.

Po ashtu , Shemsedini dhe kolegët e tij janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se “Misioni i bashkë-zbarkimit në Kuvajt, misioni i juaj i parë, është misioni i parë edhe për Kosovën. Prandaj, ju do të mbaheni në kujtesën tonë si grupi i parë që tregoi vullnetin e lartë dhe të fuqishëm të ushtarakëve të Kosovës të japin më shumë për paqe dhe liri sepse, ne si popull e dimë çmimin e lartë të lirisë.” trasmeton “Radio-Ylberi”
Pjesë e këtij misioni ishin: majori Mentor Ibrahimi, kapiteni Kreshnik Haxhiu, togeri Dhurim Shemsedini, tetari Hyjnor Lajqi dhe ushtari i Klasit të Parë Mehmet Mehmeti.