
09/02/2022 13:00
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se “qeveria ashtu siç i ka braktisur qytetarët e Kosovës e ka braktisur edhe sallën e Kuvendi”.
“Pikërisht në momentin kur është tepër e rëndësishme që të flasim për një prej temave që e ka vështirësuar jetën e çdo familje në Kosovës, por edhe qeveria dhe shumica parlamentare që e ka sjellë këtë qeveri ik nga përgjegjësia siç e kemi parë që kanë ikur nga përgjegjësia prej ditës që e kanë marrë edhe mandatin me qeverisë këtë vend”.
Ai e ka akuzuar ZRrE-në që po i shërben agjendës politike të Qeverisë Kurit, derisa tha se me këtë vendim po i qet haraç disa qytetarëve për të mbuluar shpenzimet e disa të tjerëve.
“Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti dje e ka realizuar agjendën e saj të paralajmëruar me kohë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për krejt qytetarët e Kosovës duke vënë kështu barrë të rëndë, të padrejtë dhe të papërballueshme secilës familje në vendin tonë. Këtë agjendë që e realizoi përmes ZRrE-së që është një instrument që ligjërisht është i pavarur por praktikisht ëshë në shërbim të agjendës politike të Qeverisë Kurti. Kjo zyrë nuk ndërmorri vendim të pavarur, por vetëm e vulosi një vendim politik të propozuar në kurriz të qytetarëve nga mazhoranca e këtij Kuvendi që sot ik edhe prej debatit”.
“ZRrE me vendimin e saj doli të jetë jo vetëm mbi Kuvendin dhe deputetët, por edhe mbi Kushtetutën e Kosovës dhe sovranitetin e shtetit tonë, sepse i ndau qytetarët në subjekte të pabarabarta duke iu qitë haraç disave për të mbuluar kostot e disa të tjerëve”.