News That Matters

Krasniqi: Zgjedhjet të mbahen nën masa rigoroze, jo të shtyhen

13/09/2021. 19:16
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur pas takimit me presideten Vjosa Osmani, ku u diskutua rekomandimi i IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Ai tha që propozuan që fushata të mos mbahet fare apo të shkurtohet, mirëpo janë pro mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 17 tetor nën masa rigoroze, shkruan Indeksonline.

“Patëm një takim për procesin zgjedhor. Unë thash që raporti i IKSHPK e konfirmon atë që ne e themi, që situata është përkeqësuar nga keqmenaxhim nga qeveria dhe që gjithë duhet të japim kontributin tonë për të përmirësuar gjendjen.

Jemi të gatshëm të shkurtojmë fushatën apo të pezullohet, të ketë respektim rigoroz për masat. Po ashtu kërkova që ti jepet prioritet vaksinimit të trupave të KQZ, që të mos jenë në rrezik.

Kërkuam përshpejtim të procesit të vaksinimit të qytetarëve të Kosovës.

Qëndrimi ynë është që shëndeti i qytetarëve të jetë prioritet ashtu edhe shëndeti i demokracisë.

Në në opozitë shprehëm që jemi të gatshëm të mos ketë fushatë fare apo disa ditë. Besoj që nuk do të ketë shtyerje të procesit zgjedhor”

div.meta-author { display:none; }