News That Matters

Krasniqi shpreh ngushëllime për vdekjen e Bujar Nishanit

28/05/2022. 16:56
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish Presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani.
Përmes një postimi ne Facebook ai ka thënë se do ta kujtojmë përherë figurën dhe personalitetin e shquar te Bujar Nishanit, që tërë veprimtarinë e tij politike ia kushtoi shtetit të Shqipërisë dhe forcimit të marrdhënieve ndërshqiptare
Postimi i tije i plotë:

Na paska lënë një ndër burrështetasit e mëdhenj të Shqipërisë. Me dhembje mora lajmin e trishtë për vdekjen e ish-Presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.

Punëtor i palodhshëm, njeri i edukuar, bashkëpunëtor besnik e patriot. Kështu do ta kujtojmë përherë figurën dhe personalitetin e shquar të Bujar Nishanit, që tërë veprimtarinë e tij politike ia kushtoi shtetit të Shqipërisë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshqiptare.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të ndjera për familjen Nishani, për miqtë e bashkëpunëtorët e tij.

Nderimet më të larta për jetën dhe veprën e Presidentit Bujar Nishani!

div.meta-author { display:none; }