News That Matters

Krasniqi: Qeveria Kurti shkeli dinjitetin e veteranëve të UÇK-së, protesta e tyre është legjitime

15/06/2022. 20:26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vlerëson se qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka shkelur dinjitetin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ka shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së tyre.

Krasniqi thotë se protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë dhe veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon.

“Albin Kurti dhe Qeveria e tij, vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, Kryeministri Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit prej tyre”.

“Prandaj, protesta e nesërme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta”.

“Qeveria duhet ta kuptojë sa më parë që veteranët nuk janë barrë për këtë shoqëri, por patriotë që meritojnë respektin e plotë të secilit. Kjo sjellje e papërgjegjshme karshi veteranëve është absurde, e paarsyeshme dhe duhet të ndryshojë menjëherë” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

div.meta-author { display:none; }