News That Matters

Krasniqi: Qeveria Kurti po e përmbys rendin ekonomik

15\02\2022 17:08

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas publikimit të Raportit të Indeksit Botëror të Lirisë Ekonomi, ku Kosova është zhvendosur në vendin e 86-të.

Krasniqi e ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti lidhur me këtë, ku ka thënë se kjo qeveri po e lëkund rendin demokratik në vend dhe për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë kosovarë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën.

“Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale.”, ka thënë ai.

“Se cili është trendi i qeverisjes dhe cilësia e qeverisjes së Kosovës sot për sot, më së miri e ilustron kjo përmbysje rapide e statusit të lirisë ekonomike. Për më tepër, kur dihet se në këto raporte, nuk pasqyrohet vetëm liria ekonomike si entitet i veçantë por edhe korrelacioni me faktorë substancial si gjendja e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies, ambientit, inovacionit dhe zhvillimit shoqëror, stagnimi i Kosovës bëhet edhe më i qartë.
Fatkeqësisht, për shkak të këtij stagnimi, të rinjtë tanë kanë filluar ta braktisin me të madhe Kosovën. Ky është sinjal alarmues për të gjithë ne, e do të duhej të ishte alarm 24 orësh për qeverinë Kurti, e cila për çdo ditë po e çon Kosovën një hap më tutje drejt mjerimit e pasigurisë sociale”.

div.meta-author { display:none; }