News That Matters

Krasniqi në 24 vjetorin e masakrës në Likoshan e Çirez: Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës

28/02/2022 12:50

Kryetari I PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të Likoshanit dhe Çirezit, në 24 vjetorin e masakrës në këto fshatra.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Krasniqi tha se Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.

24 vjet më parë, ishin banorët e Likoshanit dhe Çirezit që i dolën përballë armikut pushtues, duke mbrojtur shtëpitë dhe nderin me jetët e tyre.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që u bënë dritë në rrugën e çlirimit!

div.meta-author { display:none; }