News That Matters

Krasniqi bën homazhe në Gllogjan

24\03\2022 14:51
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 24 vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook është shprehurmirënjohës për veprën heroike të dëshmorëve të rënë në betejat e Dukagjinit.

“Në 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Dukagjinit, me bashkëpunëtorë dhe kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan, për të nderuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ranë dëshmorë në përballje me forcat serbe. Ditë të tilla si 24 marsi i vitit 1998, janë ndër datat më krenare dhe sublime të historisë së Kosovës.”, shkruan Krasniqi.

div.meta-author { display:none; }