News That Matters

KQZ ka përfunduar procesin e certifikimit, 90 subjekte politike në garë

28.08.2021 /16:21

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të kandidatëve dhe subjekteve politike. Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ ka certifikuar dhjetëra subjekte politike dhe mijëra kandidatë.

Numri i përgjithshëm i subjekteve politike të certifikuara është 90, prej të cilave 32 parti politike, 34 Iniciativa Qytetare, 1 koalicion dhe 23 kandidatë të pavarur, njofton Klan Kosova.

• Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë në 27 komuna për kryetar dhe me 841 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në 29 komuna për kryetar dhe me 875 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në 28 komuna për kryetar dhe me 933 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojë në 21 komuna për kryetar dhe me 700 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Nisma Socialdemokrate do të garojë në 6 komuna për kryetar komune dhe me 289 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

• Aleanca Kosova e Re do të garojë në 2 komuna për kryetar komune dhe me 259 kandidatë për kuvende të ndryshme komunale.

div.meta-author { display:none; }