News That Matters

KPK i jep ultimatum qeverisë për shfuqizim të vendimit për uljen e pagave, deri më 8 dhjetor

Pas vendimit të kryeministrit, Albin Kurti për t’ia ulur pagat punëtorëve në gjykata dhe prokurori, ka reaguar edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, duke e quajtur vendimin e Qeverisë veprim kundërkushtetues dhe kundërligjor.

KPK ka vendosur që prokurorët të reduktojnë punën dhe të ofrojnë vetëm shërbime esenciale dhe ka vendosur një afat deri më 8 dhjetor që vendimi të shfuqizohet.

“Në fillim të këtij takimi, anëtaret e KPK-së dhe kryeprokurorët e prokurorive të Republikës së Kosovës një zëri kanë vlerësuar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është vendim kundërkushtetues dhe kundërligjor, si dhe ndërhyrje flagrante në pavarësinë e sistemit prokurorial. Në këtë takim Këshilli Prokurorial i Kosovës ka nxjerrë vendim ku kërkon nga Qeveria e së Republikës së Kosovës që menjëherë të anulojë vendimin Nr. 03/109 të datës 23 nëntor 2022”, thuhet në reagimin e KPK-së.

 “Në ndërkohë, puna e prokurorive do të reduktohet dhe do të vazhdojë vetëm me shërbime esenciale, po ashtu Këshilli dhe prokuroritë do të pezullojnë të gjitha format e bashkëpunimit me përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëse ky vendim nuk shfuqizohet deri me datë 08 dhjetor 2022, Këshilli do të do të vendosë për masa tjera më radikale”, thuhet në fund.

div.meta-author { display:none; }