News That Matters

Kosovarët në hall për ngrohje: Kjo ngarkesë me rreth 3 metra dru, po kushton mbi 200 euro


Paralajmërimet se një dimër i vështirë po vjen, i ka bërë qytetarët që të furnizohen me dru, pelet apo të gjejnë forma të tjera për ngrohje.

Mundësia për një krizë të re energjetike ka bërë që shumica e qytetarëve të furnizohen me dru, shkruan Jepi zë.

Por ajo që mbetet shqetësuese është çmimi i lartë i druve në Kosovë.

Rreth 3 metra dru po shiten me çmim deri në 250 euro sipas një qytetari që ka publikuar fotografi në Facebook.

Rrjedhimisht një metër dru po shitet nga 65 deri në 80 euro.

“Si do t’i blej qytetari i varfer i Kosoves drute per kete dimer,ne kete traktor rreth 3 metra dru,e cmimi 250 euro”, ka shkruar ai.

div.meta-author { display:none; }