News That Matters

Kosovarët ia mësyjnë bregdetit të Shqipërisë

14\05\2022 16:24

Moti i mirë duket se ka bërë që shumë kosovarë t’ia mësyjnë bregdetit të Shqipërisë për të kaluar vikendin.

Kjo edhe ka krijuar një fluks të madh të automjeteve në pikën e përbashkët kufitare të Morinës.

Policisë kufitare i është dashur të punojë me procedurë të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës për të shmangur radhët në kufi. Shtatë sportele kanë qenë në funksion të plotë.

Heqja e masave kufizuese të pandemisë që prej datës 1 maj ka bërë që të rritet gjithmonë e më shumë fluksi i qytetarëve që kalojnë në të dy anët e kufirit.

Sipas Policisë Kufitare, në orët e para të kësaj të shtune, kanë hyrë në Shqipëri më shumë se 3260 automjete dhe rreth 6100 qytetarë, shkruan A2 CNN.

div.meta-author { display:none; }