News That Matters

Kosova sot luan me Gjeorgjinë

12/10/2021 09:54

Kombëtarja e Kosovës rikthehet sot të luajë kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.

Në ballafaqimin e parë me Gjeorgjinë, Dardanët kishin fituar me rezultat minimal 0-1, me golin e Vedat Muriqit.

Në këtë ndeshje pritet të rikthehet nga lëndimi Lirim Kastrati, kështu ka bërë të ditur dje në konferencë, selektori Bernard Challandes.

Kosova është në grupin B, ku nga gjashtë ndeshje ka katër pikë, teksa Gjeorgjia në vendin e fundit me një pikë pas gjashtë ballafaqimeve.

div.meta-author { display:none; }