News That Matters

KOSOVA SHËNON SOT ‘DITËN BOTËRORE TË SINDROMËS DOWN’’

21/03/2022 11:38

Me moton ‘Ec Me Këpucët e Mia’, shoqata ‘Down Syndrome Kosova’, po e organizon fushatën vendore në kuadër të shënimit të ‘Ditës botërore të Sindromës Down’, e cila kudo në botë shënohet sot (21 mars).

Motoja ‘Ec Me Këpucët e Mia’, bartë mesazh mbi sfidat nëpër të cilat kalojnë personat me sindromën Down, prindërit dhe familjet e tyre. Më shumë rreth kësaj fushate, për Radio KFOR-in foli drejtoresha ekzekutive e Shoqatës ‘Down Sindrome Kosova’, znj. Sebahate Hajdini Beqiri: “Moto “Ec Me Këpucët e Mia”, adreson nevojat e komunitetit tek vendimmarrësit e institucioneve të Kosovës, se personat me sindromën Down, vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme në të gjitha aspektet jetësore, të cilat u pamundësojnë atyre jetën e dinjitetshme dhe realizimin e të drejtave të tyre, të cilat burojnë nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të Kosovës.”

Si përmbledhje, sindroma Down është një çrregullim kongjenital që shkaktohet nga qelizat që përmbajnë një kromozom shtesë, pra 21 kromozome. Nuk ka kurë për sindromën Down, por kjo nuk do të thotë se ata që e kanë atë, nuk mund të jetojnë një jetë cilësore. Jetëgjatësia mesatare e tyre është rritur nga vitet e 80-ta dhe tani personat me sindromën Down, mund të jetojnë deri në moshën 60-vjeçare.

Mirëpo, trajtimi i hershëm, së bashku me lloje të ndryshme të terapisë dhe ndihma e secilit nga ne, janë çelësi për të ndihmuar personat me sindromën Down, që të jetojnë një jetë të lumtur dhe produktive.

div.meta-author { display:none; }