News That Matters

Kosova – Qipro, Shqipëria – Islanda: Ndeshjet e sotme transmetohen në këto kanale televizive

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë do t’i luajnë sonte ndeshjet e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Pas një kampanje zhgënjyese, dy skuadrat sonte luajnë ndeshjet e tyre të fundit për këtë edicion – para tifozëve të vet.

Kosova do të përballet me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e vlefshme për grupin 2 të Ligës C.

Kjo ndeshje do të transmetohet direkt në SuperSport Kosova 3.

Nga ana tjetër, Shqipëria e pret Islandën në “Air Albania” në kuadër të grupit 2, Liga B.

Ndeshja në fjalë transmetohet në SSK 2

Të dyja ndeshjet luhen nga ora 20:45.

div.meta-author { display:none; }