
09/10/2021 20:02
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në udhëtim tek Suedia, me rezultat 3-0.
Në Friends Arena ndeshjen e hapi Emil Forsberg nga penalltia, për rezultatin e pjesës së parë. Në pjesën e dytë Kosova sulmoi më tepër mirëpo Alexander Isak me një super gol dyfishoi epërsinë e suedezve.
Goli i dytë ndikoi në motivin e Dardanëve, ndërsa Quaison shënoi për rezultatin final të ndeshjes.
Me rezultatin e njejtë Kosova ishte mposhtur nga Suedia edhe në Fadil Vokrri.