
30/11/2021 18:55
Kombëtarja e Kosovës (femrat) kanë pësuar ndaj Shqipërisë me rezultat 3-1, në kuadër të grupit F në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2023.
Kosova nuk e filloi mirë pjesën e parë me ç’rast edhe u ndëshkua duke pësuar gol në minutën e 19-të nga Kristina Maksuti.
Më pas rezultatin e thelloi Megi Doci, e cila shënoi golin e dytë në minutën e 45-të.
E në minutat shtesë të pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi golin e parë dhe të vetëm për Kosovën në këtë takim.
Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.
Pjesa e dytë nuk solli kthimin e pritur në rezultat për Dardanet, ndonëse ato u angazhuan maksimalisht dhe e dominuan lojën.
Kombëtarja kuqezi golin e tretë e gjeti në minutën e 83-të nga Qëndresa Krasniqi, e cila shënoi me gjuajtje nga distanca.
Kësisoj, Kosova e mbylli këtë vit me humbje, teksa aktualisht renditet e pesta me 4 pikë në kuadër të Grupit F.
Ndeshjet e radhës Dardanet i zhvillojnë në muajin prill të vitit të ardhshëm.